Motra e vetme e Artur Mrasorit: Do Zoti të bëj për ty mrekulli, e të kesh dritë përsëri

Familjarë, miq e kolegë të shumtë i dhanë sot lamtumirën e fundit pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi që humbi jetën mbrëmë si pasojë e një eksplozivi të vendosur në një shtëpi ku po kryhej një operacion policor.

I plagosur në këtë aksion mbeti edhe polici Artur Mrasori. Mrasori vazhdon të jetë i shtrirë në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës, në një gjendje mjaftë kritike.

Arturi plagët më të mëdha i mori në pjesën e fytyrës, saktësisht në shqisën e të pamurit.

Është pikërisht motra e tij, Qëndresa e cila shkroi fjalë shumë të bukura për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, duke u lutur që të ndodhë mrekullia për të, e të ketë dritë përsëri,

Kushdo që të njeh, e di sa i drejtë je, sa zemrën e madhe, sa guxim e vullnet që ke. Sa shumë e do këtë profesion. Do Zoti të bëj për ty mrekulli,  e të kesh dritë përsëri”, shkroi ajo.

Padyshim se çdokush lutet që Artur Mrasori të arrijë të rikuperohet dhe të ketë shëndetin, në mënyrë që njerëz si ai t’i shërbejnë këtij vendi, në mënyrën më të mirë të mundshme