U zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Qupevë

Në fshatin Qupevë të Komunës së Klinës u bë zbulimi i Pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë, më 4 prill të vitit 1999: Haki B. Gashi, Liman B. Gashi, Safet F. Gashi, Isuf F. Gashi, Musë S. Gashi, të cilët jetën e tyre ia falën lirisë së Kosovës, dhe martirëve të kombit, Arif V. Pantina dhe Sadri F. Gashi.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Klinës në krye me Zenun Elezaj, po ashtu organizata të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së, miq e familjarë.

Kryetari Elezaj ndër të tjera tha se “Të rënët për liri, dëshmorët, martirët e të pagjeturit, janë themel i pavarësisë së Kosovës. Lavdi ju çoftë!”.