Gjendet pa shenja jete një 43-vjeçar në Klinë, Prokuroria nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në komunën e Klinës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete,

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë hyrë në një shtëpi në rrugën ‘Gjirokastra’, ku kanë hasur në trupin e viktimës. Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është i moshës 43-vjeç dhe i njëjti kishte probleme shëndetësore të mëparshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

SHARE