Mbyllen ndeshjet, Dukagjini e Drita festojnë, Llapi dëshpëron

Drita ka vuajtur shumë por në fund ka marrë pikë të plota në duel me Drenicën duke e mposhtur me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Fitores së parë pas nëntë ndeshjeve i është gëzuar Dukagjini që e ka mposhtur Ferizajn me rezultat të thellë 4:1.

Në anën tjetër një rezultat zhgënjyes ka marrë Llapi që para tifozëve të vetë luajti baras me Malishevën 1:1.