Zhdukja misterioze e të riut nga Prishtina, flet vëllai i tij: Nuk ka pasur asnjë problem, s’dimë ende asgjë

Familjarët e të riut, Arben Beselica nga Prishtina, i cili është zhdukur nga e hëna, akoma nuk kanë asnjë informacion për fatin e tij. Rasti tashmë është në dorën e Policisë që po zhvillon hetimet për zhdukjen e tij misterioze, ndërkohë që familja po pret në ankth.

Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, me ç’rast kanë njoftuar se hera e fundit kur ai ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në zonën e Anamoravës (Gjilanit), ku ai ka qenë me veturën e tij, e cila shihet në foton e mëposhtme.

Sinjali ka kontaktuar vëllain e Arbenit, Ilirin, i cili ka deklaruar se deri më tani nuk kanë asnjë informacion nga Policia lidhur me rastin.

“Policia po e heton rastin, nuk ka ende diçka. Arbeni nuk ka pasur asnjë problem, as shëndetësor as hiç. Nuk dimë kurrgjë prej të hënës”, tha Iliri.

Ndërkohë nga policia kanë deklaruar se po ndërmerren masat e nevojshme hetimore.

“Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Policia është duke ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e rastit”.

Të gjithë qytetarët që e kanë parë Arbenin ose kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin mund të lajmërojnë familjarët në numrin e telefonit: 049/482-024.