Haki Morina moment emocional me babain e deshmorit Faruk Elezi

Moment emocional me babain e deshmorit Faruk Elezi, duke i dhuruar librin tim: “PER DESHMORET DHE PER DASHURINE”!

Ne kete rast, po postoj edhe njehere poezine per Kamer Elezin, te botuar ne librin tim:

TI E PATE VEÇ NJË DJALË

(Babait të dëshmorit Faruk Elezi)

Dikush ka shumë djem Kamer
shumë djem që do të vdesin
ti e pate një atëherë
atë Faruk Elezin

Ti e pate veç një djalë
që ra për këtë vend
që nuk vdiq por mbeti gjallë
bashkë me emrin tënd

Djalë të vetëm kishe ti
o Kamer Elezi
me shkëlqim në ata sy
si një vesë mëngjesi

Koha ēshtë si buka që gatuhet
dhe jeta eshte si dallgët e detit
djali yt gjithmonë do të quhet
Djali i Kamer Elezit

SHARE