Ujqërit i përkulen Liverpoolit, Firmino i sjell fitoren në minutat e fundit

Ujqërit i përkulen Liverpoolit, Firmino i sjell fitoren në fund të ndeshjes

Liverpooli sonte ka qenë mysafirë i një skuadre që del të jetë mjaftë e fortë edhe për skuadrën e Klopp.

Wolves arriti që me lojën e saj ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë përmes golit të shënuar nga Jimenez i cili u asistua nga Traore.

Traore po ashtu rrezikoi portën e Liverpoolit edhe në disa raste të tjera duke u bërë kështu problemi kryesor i skuadrës së Klopp, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Mane u zëvendësua nga Minamino në minutën e 33’, kurse Klopp për ta përforcuar skuadrën e tij e largoi nga ndeshja Chamberlain dhe e inkuadroi Fabinhon.

Presion nga Liverpooli kishte shumë gjatë 20 minutave të fundit të ndeshjes dhe ky presion edhe funksionoi.

Kjo pasi që në minutën e 84’ Firmino arriti të shënoj një gol fantastik, për t’i marrë kështu tri pikë nga kjo ndeshje mjaftë e fortë.

Punë më shumë pati portieri i vendasve i cili arriti të tregohet ‘gardian’ i vërtetë në katër shanse të Liverpoolit.

Kurse për Klopp dhe skuadrën e tij kjo ishte vetëm ndeshja e radhës e fituar, duke e vazhduar kështu krenar rrugën drejt kampionit të anglisë./