Arrestohet në Istog, traktorin e pylltarisë e bëri të vetin!

Një person është arrestuar në fshatin Sine të Istogut.

Arrestimi i tij është bërë pasi që ai nga depoja e pylltarisë, ku ruhen drunjtë teknikë të konfiskuar e automjete transporti, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë traktorin dhe dy rimorkio.

Mjetet e marra nga depoja i janë konfiskuar.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje./