Keqtrajton nënën, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person i dyshimtë në Prizren, pasi që ai ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nënën e tij.

Ai gjatë intervistimit ka pranuar se ka armë dhe gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë pistoletë CZ99 dhe 44 fishekë, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./