Boksieri nga Klina, Rexhep Morina pjesë e ekipit të Kosovës, në Turnirin në Talijan

Më 4 deri m 10 shtator do të mbahet Turneu Nderkombëtar i Boksit –Mustafa Hajrulahovic – në Talijan, e që i dedikohet seniorëve.
Në këtë ngjarje sportive do të merr pjesë edhe Ekipi i Kosovës, i cili ka nis përgatitjet që nga 24 gushti në qytetin e Prizrenit. Ndërsa, ekipin do ta udhëheq trajneri Mehmet Haxhani me ndihmën e trajnerit Votim Zaplluzhanit.
Ndryshe, Klubin Dukagjini nga Klina, do ta përfaqësoj boksieri i suksesshëm Rexhep Morina.
Këta janë emrat e boksierëve nga Ekipi i Kosovës:

Boxer YOUTH
Boxer 57kg. LUMTURIM XHOXHAJ
Boxer 60kg REXHEP MORINA
Boxer 86kg ARNIS DAUTAJ
Boxer 92kg. DONAT SYLA
Boxer ELIT
Boxer 54kg. BASHKIM BAJOKU
Boxer 60kg. LORENT MURATI
Boxer 67kg. LORIS IDRIZI
Boxer 71kg. PATRIOT BEHRAMI
Boxer 86kg. TAULANT JAKUPI