Sane nuk e ka refuzuar kontratën e re të Man City

Gjermani është lidhur me një kthim në Atdhe, por oferta e përmirësuar ende është në tavolinë nga klubi i Etihad

Pep Guardiola mbetet optimist kur është puna për Leroy Sane dhe kontratën e tij të re me Mancheser City, me një ofertë më parë që ishte refuzuar nga ai.

Gjatë afatit të transferëve në verën e vitit 2019 kishte pas biseda që e lidhnin atë me kalim në Gjermani te Bayern Munich, por 24 vjeçari u lëndua rëndë.

“Nuk kam lajme të reja për të, me vjen keq. Do të dëshiroja që të ju tregoja por…duhet ta pyesni Tziki Begiristain. Informata  e fundit që kam është se ne e kemi një ofertë për të që një kohë të gjatë dhe deri me tani ai nuk e ka refuzuar, kështu që nuk kam ndonjë lajm tjetër për të”, ka thënë Guardiola për gazetarët kur është pyetur nëse ka ndonjë risi për kontratën e Sane.

Guardiola është i përgatitur edhe në rastin e largimit të Sane, derisa ende nuk e di kohën se kur do të kthehet ai në fushë.

“Sane ka filluar të stërvitet me ne, lajm i mirë, ai çuditërisht është shëruar më shpejt, është mirë që është kthyer”, ka shtuar ai. /KlinaInfo