Vetura godet për vdekje një femër në Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë e goditjes nga vetura një femër ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa policia ka treguar se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari ka ngarë automjetin në mënyrë të pasigurt.
Viktima pas goditjes ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga ku më pas është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.