AAK-JA DEKLAROHET NËSE DO TA VOTOJË QEVERINË KURTI

Pas mbajtjes së mbledhjees së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka thënë se është shumë zhgënjyese që është caktuar seanca për votim të qeverisë më 3 shkurt pa një marrëveshje dhe për këtë arsye nuk do ta votojnë.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit Aleanca u përfaqësua nga deputeti Ali Berisha.

“Aleanca nuk ka asnjë arsye që të votojë një qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje, Aleanca do ta paraqesë në seancën e së hënës”.

Deputeti Berisha, duke shprehur qëndrimin e Aleancës lidhur me seancën e thirrur për të hënën, theksoi se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.

Ndër të tjera, ai u shpreh se Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë

SHARE