KB Peja sjellë edhe një transfer serioz, amerikanin Rick Jecksonin

KB Peja vazhdon të jetë skuadra më serioze në afatin kalimtar të transfereve.

KB Peja sapo ka njoftuar sjelljen e një amerikani që luan në pozitën qendër. Bëhet fjalë për Rick Jecksonin.

“Ricki njihet për kërcimet e tij në trapez, bllokues dhe mbrojtës fantastik. Ai është shumë aktiv në lojë dhe ka aftesi të shkëlqyera në lëvizjet e sulmit.

Në vitin 2013 arriti në gjysemfinale të NBA D League.
Ricki në vitin 2016 arriti të ishte gjysemfinalist në France Pro-B. Po ashtu ishte zgjedhur i 9-ti ne NBA D-League.https://youtu.be/p0F5Yyv-YmE

Në vitin 2014 ishte finalist i Balkan Leagues ku luajti në ekipin e Izraelit, Gilboa. Ai luaji edhe kundër ekipit tonë dhe arriti t’ishte finalist.
Ai ishte pjesë e Iowa Energy Delaware 87ers në D-League.
Pastaj karrierën e vazhdoi edhe në Francë, Republikën Domenikane, Argjentinë dhe Uruguaj”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.