Familjet e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha bashkë në 23 vjetorin e rënies heroike

Në përkujtim të 23 vjetorit të rënies së tre udhëtarëve emblematikë të UÇK-së, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha familjarë të tyre kanë bërë homazhe para shtatoreve të tyre.

Motra, vëllezër e familjarë të shumtë u mblodhën sot në Prishtinë që t’i nderonin të afërmit e tyre.

Në mesin e tyre është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floreta Zejnullahu, e cila ka axhë, heron Hakif Zejnullahun.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.