Ballkani shkruan historinë, fiton titullin e parë kampion i Kosovës

Drita dhe Gjilani kanë barazuar pa gola në derbin e madh të Anamoravës.

Ndeshja e xhiros së 33-të u mbyll pa fitues, çka bëri që matematikisht, Ballkani të shpallet kampion i Kosovës në futboll, ende pa i zhvilluar edhe katër xhiro.

Momentalisht, Ballkani ka 70 pikë, 11 më shumë se Gjilani dhe 13 më shumë se Drita, që kanë edhe nga tri ndeshje të mbetura.

Ky është titulli i parë për ekipin nga Suhareka. Ata e dominuan në shumicën e kohës kampionatin, duke e fituar me plot meritë.