Sot hidhet shorti i Champions League

Ndeshjet e fundit të play off kanë plotësuar tablonë e 32 skuadrave që do të marrin pjesë në edicionin 2023/2024 të Champions League.

Në funksion të shortit të grupeve më 31 gusht në Montecarlo, transmentimi do të nisë prej orës 17:30/17:45.

32 skuadrat janë ndarë në katër vazo. E para përbëhet nga fituesi i Champions dhe Europa League, dhe gjashtë kampionë të ligave. Vazot e tjera përcaktohen nga renditja e klubeve. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një nga i njëjti kampionat.

Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 16-të. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me nënkampionët e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 16-të.

Vazoja e parë:

Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla.

Vazoja e dytë:

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid.

Vazoja e tretë:

Lazio, Milan, Salzburg , Shakhtar Donetsk , Sporting Braga, Red Star, PSV Eindhoven, Kopenhagen.

Vazoja e katërt:

Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow, Young Boys, Antwerp.

Datat dhe oraret:

Dita e parë: 19/20 shtator 2023

Dita e dytë: 3/4 tetor 2023

Dita e tretë: 24/25 tetor 2023

Dita e Katërt: 7/8 Nëntor 2023

Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023

Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023