Mbi 17 mijë të vaksinuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar me vaksinën kundër Covidit mbi 17 mijë persona.

Sipas MSh-së, deri më tani janë administruar mbi 445 mijë doza të vaksinës kundër Covidit.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 322 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445 650 doza të vaksinës. Deri më sot 155 907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3 667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.