Mirusha Company fillon asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatin Zajm

Në fshatin Zajm të Komunës së Klinës sot Mirusha Company ka filluar punimet për asfaltimin e të gjitha segmenteve rrugore, që kanë një gjatësi prej 4949 metra.
Për Klina info banorët kanë thënë se investimet e tilla kanë qenë shumë të nevojshme dhe janë shprehur shumë të kënaqur për realizimin e këtij projekt dhe me cilësinë e punimeve nga Mirusha Company, kompani e cila po bënë edhe punimet për asfaltimin e rrugës Gjakovë – Klinë.
Ata kanë shprehur falënderim edhe ndaj Komunës së Klinës për financimin e projektit dhe realizimin e kërkesave të tyre.
Me këtë projekt që ka një vlerë prej 147 mijë euro dhe të financuar nga Komuna e Klinës në fshatin Zajm kompletohet e gjitha infrastruktura rrugore.
Në këtë fshat po ashtu është bërë shtrirja e 870 metra rrjet të kanalizimit/Klina.info/