Kurti: Kapllan Nikçi na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror

Ka vdekur veterani i muzikës dhe valles folklorike, Kapllan Nikçi.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” .

Kurti tha se Nikçi,ishte figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.

“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës”, tha Kurti.

Veterani i muzikës folklorike, me zërin e tij dhe me pamjen prej një malësori, njihet si bartës i kulturës dhe traditës.