Nis asfaltimi i rrugëve në Dresnik, punimet i besohen “Mirusha Company”

Sot ka nisur asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Dresnik të Klinës, si dhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore.

Punëkryesi i këtij projekti të rëndësishëm do të jetë Mirusha Company. E cila kompani, shquhet për punë cilësore dhe me një traditë e staf profesionist.

Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryerari Besim Hoti, Drejtorini Urbanizimit Lorenc Merlaku dhe Pronari i Kompanisë “Mirusha Company”, Mentor Selimi.

I gjithë ky projekt do të kushtojë 599 mijë euro.