Trajneri i ri i Dukagjinit flet

Severin Elezaj është trajner i ri i Dukagjinit të Klinës.

Ai është rikthyer në klubin klinas, pasi të dielën trajneri shkupjan, Xhengiz Rexhepi dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta, shkruan Gazeta inFokus.

Vetëm një ditë pas, Dukagjini emëroi trajner të ri, Severin Elezajn, i cili e kishte udhëhequr klubin edhe në vitet e kaluara.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, Elezaj ka treguar se si ka arritur marrëveshje me ish-skuadrën e tij, se a e ka përcjellë klubin në 12 ndeshje të zhvilluara në Superligë, a ka cilësi në skuadër, synimet e tij më Dukagjinin dhe ka një premtimi për “HITHAT”.

“Në bisedë e sipër me drejtorin e klubit, Fabian Veselin mbas dorëheqjes se trajnerit, Xhengiz Regjepi me është bërë ftesa nga ana e tij dhe me është besuar pozita e kryetrajnerit për ta udhëhequr klubin e qytetit tim, që për shume vite isha i angazhuar.

Çdo ndeshje e kam përcjellë Dukagjinin dhe Superliga këtë vit mendoj që ka cilësi shumë të mirë dhe në ekipet e Superliges ka lojtar shumë cilësor”, tha Elezaj.

“Sot ka qenë stërvitja e parë që e kom fillu dhe gjatë stërvitjes e kam pa nga afër cilësinë e futbollistëve të klubit dhe vërtetë unë mendoj që cilësi ka shumë dhe djem të talentuar, por vetëm i duhet një qetësi psikikë për garat në vazhdimësi, sepse nga ajo qe kom vërejt sot do të kenë paraqitje të mirë dhe te suksesshme në garat në vazhdim”, pohoi tekniku klinas.

“Synimet e përbashkëta dhe biseda që është bërë me Drejtorin e klubit, Fabian Veseli janë që Dukagjini ti mbijetojë Superligës, sepse pozita që jemi për momentin nuk mund të mendojmë diçka tjetër përveç se mbijetesës.

Premtimi për “Hithat” është që do mundohemi bashkërisht me djemtë e klubit që ti sjellim rezultate pozitive klubit, sepse vërtetë janë tifozëria me besnike dhe me përkrahëse edhe përkundër rezultateve në klub. Këta djem janë vërtetë për tu përshëndetur dhe respektuar nga të gjithë ne, ndjenjë shumë e mire kur i shohim djemtë e qytetit “Hithat” dhe gjithë qytetin e Klinës në atë formë përkrahje për klubin e zemrës”, përfundoj Elezaj./Gazeta inFokus