ZJARRI PËRFSHINË NJË PJESË TË SPITALIT TË PEJËS, U SULMUA ME KOKTEJ MOLOTOVI

Zjarri përfshinë një pjesë të spitalit të Pejës, u sulmua me koktej molotovi
Dy punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë kanë raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objekt

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Medeline Albright” në Pejë, ku dëshmitarët kanë treguar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar (koktej molotovi) i cili ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit, nga zjarri është përfshirë një pjesë e murit I cili më pas është shuar nga dëshmitarët e rastit.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar