Superliga e Kosovës vjen me tre ndeshje interesante

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës do të zhvillohen tre ndeshje interesante, të vlefshme për javën e 13-të.

Në stadiumin ”18 Qershori;; në Klinë, skuadara e Dukagjinit e pret kampionin aktual të Kosovës, FC Ballkanin.

Një ndeshje tepër interesante zhvillohet në stadiumin ”Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Ndeshja e fundit luhet në stadiumin ”Bajram Aliu” në Skenderaj, aty ku Drenica do përballet me Malishevën.

Të tri këto takime do të nisin nga ora 13:00.