Detaje nga aksidenti i rëndë në Besianë, personi që humbi jetën është 44-vjeçar

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Besianës.

Sinjali mëson se viktima është burrë i moshës 44-vjeçare.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një përgjigje zyrtare, mirëpo të njëjtit s’kanë dhënë ende informacione.