Të shtëna me armë në Ozdrim të Pejës, Policia konfiskon e municion

Me datën 14 dhjetor rreth orës 20:13, në Nën-Stacionin Policor në Vitomericë, ёshtё raportuar se në fshatin Ozdrim të Pejës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pas një pune intensive nga ana e Policisë, sot rreth orës 11:47, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm + një karikator i së njëjtës armë;

• Një pushkë gjuetie gjysëm-automatike, model R570 M,kal.12mm;

• Një pushkë ajrore “Perfecta”, Mod.45 kal.4.5mm;

• Një pistoletë Ekol Tuna kal.6.35mm+nje karikator i së njëjtës;

• Një pistoletë M-57 kalibër.7.62x25mm +një karikator i së njëjtës armë;

• Një pistoletë me gaz Blow C06 kalibër 9mm PAK + një karikator i së njëjtës;

• 16 fishekë kalibër 7.62×25 mm;

• 13 fishekë kalibër 6.35mmm;

• 93 fishekë kalibër 7.62x39mm;

• 1 kuti me diablla kalibër 4.5mm;

• 47 fishekë me gas kalibër 9 mm PAK;

• 14 fishekë për pushkë gjuetie kalibër 12mm;

• 3 gëzhoja kalibër 7.62x39mm;

• 1 gëzhojë për pushkë gjuetie kalibër 12mm;

• 1 shënjestër optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD;

• 1 thikë ngjyrë e zezë me numër MF12 me futroll;

• Një leje e armës së gjuetisë në emër të Albert Talaj.