Një i vdekur në aksident trafiku afër Podujevës

Një i vdekur në aksident trafiku afër Podujevës

INDEKSONLINEE Martë, 12 Nëntor 2019 17:57

(I plotësuar, 18:09)-Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.

………………………………………………………………………….

Aksident i rëndë në hyrje të Podujevës, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Te Qershiat’, ndërsa dyshohet edhe për të vdekur.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë aksident./