Zenun Elezaj vizitoi kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me kryetarin e BIK-ut në Klinë, Kadri Berisha, kryeimam Blerim Musliu, sekretar Fitim Bojaj, sot kanë vizituar Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

“Myftiun Tërnava e kemi uruar për rizgjedhjen në krye të BIK-ut edhe për një mandat dhe i kemi uruar punë të mbarë e të suksesshme në udhëheqjen e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës”, shkruan kryetari Elezaj në FB.

I pari i Klinës thotë se në këtë takim kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Klinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës dhe çështje të tjera me rëndësi për qytetarët.