Policia kap në flagrancë dy burra duke u marrë me prostitucion në Pejë

Policia ka kapur në flagrancë dy burra që po merreshin me prostitucion në Pejë.

Ata janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh për dy raste “marrje me prostitucion” në Pejë, mirëpo nuk ka dhënë detaje nëse bëhet fjalë për të njëjtit të dyshuar.

“Pejë 16.03.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Pejë 16.03.2023 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.