Dukagjini transferon Labinot Osmanin

Klubi futbollistik Dukagjini ka arritur akordin për transerfimin e futbollistit vushtrrias, Labinot Osmani, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit.
Njoftimi i plotë i KF Dukagjinit:
Mirë se vjen Labinot!
Osmani i bashkohet Dukagjinit.
Klinë, 22 Tetor 2020 – Futbollisti vushtrrias, Labinot Osmani dhe klubi jonë kanë arritur një marrëveshje. Siç dihet Labi sezonin e kaluar ishtë pjesë e Llapit nga Podujeva ku ishtë paraqitur ne 17(shtatëmbëdhjetë) ndeshjë, duke shënuar 3(tre) golla dhe asistuar 6(gjashtë) herë.
Osmani me parë është angazhuar edhe tek klubi vendlindjes Vushtrria, dhe të dy klubet tjera nga Superliga’ KF Prishtina dhe KF Feronikeli.
Ne i urojmë shumë sukses Labit me fanellën e klubit tonë! Na priftë e mbara se bashku./Klina.info/