Ish-ministri ndalët nga policët në shesh, e dënojnë për maskë

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, sot është gjobitur nga policia, për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid.

Express ka siguruar fotografi ku ish-ministri shihet i ndalur nga policia në qendër të Prishtinës.

Lexues të gazetës kanë thënë se në momentin kur është ndalur nga policia, Bytyqi ka qenë pa maskë.

Ndërkohë, që nga 13 korriku Qeveria e Kosovës e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskës në të gjitha hapësirat publike