Në Viti kidnapohet një 17-vjeçar, i kërkohen para për ta liruar (VIDEO)

Të mërkurën mbrëma, 17-vjeçari A.Q. nga Vitia u kidnapua në afërsi të shtëpisë së tij dhe u dërgua në Prishtinë.

I mituri thotë se u rrëmbye nga dy persona, ku njëri nga ta ishte shoku i tij virtual, më të cilin njihet përmes rrjeteve sociale, ku ky i fundit i kishte premtuar një dhuratë viktimës.

Viktima tregon se nuk u maltretua fizikisht, ani se u mbajt i mbyllur për disa orë dhe se për lirimin e tij të dyshuarit kërkuan një mijë euro.

E deri në epilogun e kësaj ngjarjeje, ankthi i prindërve të 17-vjeçarit ishte i madh. Babai i të miturit ka një apel për të rinjtë që të kenë kujdes se më kë flasin në rrjetet sociale.

Edhe policia këtë rast e ka raportuar si rrëmbim, derisa ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.