Në seancën urgjente i propozohet Kuvendit të Klinës ndarja e 50,000.00 euro për parandalimin e virusit COVID-19

Asambleisti i AAK-së në Klinë Valmir Bacaj përmes postimit në facebook njofton se Kuvendi Komunal i Klinës do të votoj sot për ndarjen e 50,000.00 euro për parandalimin e virusit COVID-19

Sot, me datë 27.03.2020, në seancën urgjente të Kuvendit Komunal të Klinës, përmes formes elektronike, si Anëtar i Kuvendit Komunal kam votuar PËR propozim vendimin për transfer të mjeteve në shumën prej 50,000.00 €, për plotësimin e nevojave imediate si rezultat i paraqitjes dhe situates së krijuar nga virusi Korona.

Ndarja e këtyre mjeteve është bazuar në nevojat e menaxhimit të gjendjes emergjente në Komunën e Klinës, për shpenzimet lidhur me përballimin e kërkesave që dalin për përballjen me pasojat e virusit Korona dhe me qëllim të marrjes se masave të domosdoshme për luftimin e këtij virusi dhe pasojave të tij në Komunën e Klinës.

Gjithashtu, nga zyra e kryetarit të komunës z.Elezaj, kemi pranuar raportin në lidhje me aktivitetet e realizuara nga Komuna e Klinës dhe vendimet e marrura nga Bordi i Drejtorëve dhe Shtabi Emergjent për menaxhimin e masave preventive ndaj virusit Covid19 dhe aktivitetet e realizuara nga Komuna e Klinës.

Në bazë të raportit shihet një angazhim i jashtëzakonshëm i kryetarit Elezaj, Shtabit Emergjent dhe institucioneve tjera lokale, në marrjen e masave parandaluese për përhapjen e virusit Korona.

Puna e jashtëzakonshme e QKMF-së dhe vetëdija e lartë e qytetarëve të Klinës, për të aplikuar masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, masa këto që ndikuan në parandalimin e përhapjes së virusit Korona në Komunën tonë.

Bashkë do ja dalim!

#RriNëShtëpi?