Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës në katër muajt e parë të këtij viti

Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë. Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se askush nuk i mbështet. Sipas tij, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim.

Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve. Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsyeje të festojë 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Shumë vende janë të hapura për punë, por Azemi thekson se qytetarët nuk duan të punojnë për shkak të pagave të ulëta.

Azemi konsideron se Kosova nuk ka pse e feston 1 majin, ditën ndërkombë tare të punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi thotë se nuk ka përmirësim të kushteve për punëtorët e sektorit privat të Kosovës.

Më tej, thekson se nuk ka rritje të pagës minimale e as sigurim shëndetësor.

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë nesër, me kërkesën për përmirësim të kushteve të punëtorëve. Protesta do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të Teatrit Kombëtar të Kosovës.