Sërish bilanc tragjik në Itali, publikohen shifrat e 24-orëve të fundit

Si pasojë e koronavirusit, në Itali kanë ndërruar jetë 760 persona brenda ditës. Të mërkurën numri i viktimave brenda një dite ishte 727. Pra, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 33 persona më shumë se dje. Numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 13, 915.

Ndërsa, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4,668 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 115,242.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, sipas të dhënave të pasyqruara në ëoldometers, 83,049 raste mbeten aktive