1 rast i ri me COVID 19, IKSHP s’tregon nga cila komunë është i infektuari

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë me dije se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftim.