Përfundon ndeshja, Interi favorit për të kaluar në finale

Ka përfunduar ndeshja në mes dy gjigandëve të futbollit italian Milanit dhe Interit.

Dy golat e vetëm të ndeshjes i shënoi Interi në 11 minutat e parë të pjesës së parë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet në stadiumin e Interit ku pritet të vendoset zyrtarisht se kush do të kaloj në finale.

Golat për Interin i ka shënuar Edin Dzeko dhe pas tre minutash Henrikh Mkhitaryan.