Digjet një shtëpi banimi në Pejë

Një shtëpi banimi është djegur mëngjesin e së shtunës në Pejë.

Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 07:40, policia e Kosovës është informuar se një shtëpi banimi po digjet në afërsi të tregut në Pejë. Shtëpia është djegur tërësisht, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Këto janë informacionet fillestare, teksa ekipet janë ende në vendin e ngjarjes”, tha Rugova./