E rëndë: Pamje nga aksidenti fatal në Fushë Kosovë, ku vdiq një grua

Gazeta raportoi se pasditen e djeshme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Harilaq të Fushë Kosovës, ku pa shenja jete mbeti një grua me shtetësi siriane. Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Pak më parë mediat kanë publikuar pamje nga aksidenti, ku shihet viktima dhe vetura që vjen me shpejtësi të madhe dhe e godet atë për vdekje.

Klan Kosova
“Fsh. Harilaq, Fushë Kosovë 11.03.2022 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.