Pejë :Policia arreston një person, në veturë i gjendet armë zjarri dhe një sëpatë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi në veturën e tij është gjetur një armë zjarri për të cilën nuk kishte leje.

Në veturë sipas PK-së janë gjetur edhe fishekë si dhe një sëpatë.

Gjetja e tyre është bërë gjatë realizimit tё planit operativ “Goditja”,

Më datë 16 gusht 2023 rreth orës 21:15, gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, patrullat Policore deri sa ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “ Mulla Zekё Berdyna” nё Pejё, kanё ndaluar njё automjet me targa vendore, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё (pistoletё) e tipit TT kal: 7.62mm, një karikator i sё njëjtës armё, tetё fishekё kal: 7.62mm dhe njё sёpatё”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit, dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit rasti shkon nё procedurë te rregullt, thuhet nga PK.