Italia shtrëngon masat, në ora 18:00 mbyllen të gjitha lokalet

Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja dhe viktimat nga COVID-19.

Edhe pse në shumë qytete kryesore tashmë ka reagime nga qytetarët kundër masave sidomos atyre të ndalim qarkullimit, kryeministri Conte ka nënshkruar të dielën dekretin e ri në lidhje me pandeminë.

Kështu në këtë dekret parashikohet mbyllja e të gjithë lokaleve dhe restoranteve pas orës 18:00 të mbrëmjes. Nuk do të lejohen grumbullimet në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Mbyllen teatrot, pishinat, kinematë etj.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e hëna dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.