Ukraina thotë se ka vrarë 50 ushtarë rusë dhe ka marrë nën kontroll një rajon

Ushtria ukrainase ka deklaruar se rajoni Schchastya është marrë nën kontroll dhe se 50 ushtarë rusë janë vrarë.

Forcat ukrainase gjithashtu kanë bërë të ditur se pas raportimit fillestar për pesë aeroplanë rus të shkatërruar, është shkatërruar edhe aeroplani i gjashtë rus në rajonin Kramatorsk.

Ndryshe mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se janë varërë shtatë shtetas ukrainas dhe janë lënduar shumë të tjerë.

Sipas Komandës së Përbashkët të Forcave, rreth 50 pushtues rusë janë vrarë sot në zonën Shchastya, shkruan India Today.