Kjo është drejtoresha e re e kulturës në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dje mori për herë të dytë detyrën në krye të kësaj komune, derisa Fadil Gashi u zgjodh, Kryesues i Kuvendit.

Gjithashtu Kuvendi Komunal në Klinë u bë me 27 asamblistë të ri. Teksa kryetari Elezaj sot emëroi Marqe Selmanajn, nënkryetare të Komunës.
Klina.info mëson se gjithashtu ka nisur emërimi i drejtorëve të ri.

Sipas burime të portalit tonë, Fatjona Gashi do të jetë drejtoreshë e kulturës.
Kjo e fundit, ishte e pranishme sot në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në një aktivitet. Madje ajo u pa bashkë me ish-drejtorin e kulturës, Skënder Merturi.