Ia thyejnë derën e i futen në shtëpi/ Vjedhin mijëra euro dhe ari në Malishevë

Dje në fshatin Balincë në Malishevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë,

Burimet e Sinjalit tregojnë se persona të dyshuar ia kanë thyer shtëpinë një personi, dhe nga aty kanë kryer vjedhjen e rëndë.

Ankuesi ka thënë se të dyshuarit që iu futën në shtëpi madje ia demoluan edhe gjësendet në kuzhinë dhe në 3 dhoma të gjumit.

Sipas burimeve, hajdutët arritën të vjedhin 4750 euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë prej 3000 euro.