Haradinaj thirrje shqiptarëve në Maqedoni të Veriut: Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, ku kërkoi që punimet të nisin sa më shpejtë dhe tha se vonesat janë të paarsyeshme.

Pas kësaj deklaratë, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit.

Për të tha se i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës.

Haradinaj ka thënë se Kurti tentoi njëjtë edhe në Shqipëri, por që “nuk i besuan dhe e përzunë”.

“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar Haradinaj.