Arsenali interesohet për Armando Brojën

Arsenali ka shprehur interesim për sulmuesin e talentuar, Armando Broja.

Siç raporton football.london, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është një admirues i flaktë i tij.

Topçinjtë dëshirojnë që ta transferojnë sulmuesin shqiptar gjatë afatit kalimtar të verës.

Për Brojën nuk është duke munguar interesi nga shumë skuadra të Premier Leagues, teksa Chelsea që e ka në dorë kartonin e tij, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e shqiptarit.

20 vjeçari aktualisht është në huazim te Southamptoni, ku ka shënuar tetë gola në të gjitha garat në këtë sezon.