MILANI NË BISEDIME ME SENSIN

Ekipi i Milanit është në negociata me mesfushorin italian Stefano Sensi, i cili është pjesë e Sassuolos, njofton të martën “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Milani tashmë i ka ofruar Sensit kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh derisa Sassuolos pritet t’i paguajë 25 milionë euro dëmshpërblim.

Gjithçka pritet të bëhet zyrtare në fund të këtij edicioni, pasi të gjitha palët parimisht kanë arritur marrëveshjen.

Sensi 23-vjeçar, ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ai këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Sensi te Sassuolo është transferuar në janar të vitit 2016 nga Cesena.