Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 34-të në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 34-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

FFK-ja ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë e këtyre ndeshjeve.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro do të zhvillohen ditën e diel, më fillim nga ora 15:00.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Dritës.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Gramos Shala.

Një ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku kampioni në fuqi Ballkani do të jetë nikoqire e Llapit.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Burim Jashmurataj.

Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.