Komuna e Klinës bën pastrimin e hapësirave në qytet

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe pastrimit të hapësirave publike, Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka bërë pastrimin e hapësirave publike në disa lagje të qytetit, duke larguar sasi të mëdha të mbeturinave.

Pastrimi i hapësirave publike, përveç në sheshet e qytetit, “Mujë Krasniqi”, “Faruk Elezi”, “Nëna Terezë”, janë pastruar edhe hapësirat në rrugën Mirush Daka, Hasan Prishtina, pastaj hapësirat pranë stacionit të trenit dhe QKMF-së.

Komuna e Klinës, me qëllim të krijimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, vazhdimisht ka bërë pastrimin e hapësirave të shfrytëzuara si deponi ilegale të krijuara nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave dhe do të vazhdojë të punohet në çdo pjesë të komunës sonë, për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Me qëllim të rritjes së kujdesit ndaj mjedisit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, Drejtoria për Shërbime Publike bën apel për qytetarët, që të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të bëjnë hedhjen e mbeturinave vetëm në hapësira të cilat janë të dedikuara për hedhjen e tyre.