Portieri i KF Dukagjinit merr ftesë të jetë pjesë e Kosovës për tri ndeshjet e radhës

Kenan Haxhihamza, portieri i KF Dukagjinit ka marrë ftesë bashkë me tre futbollistë të tjerë të luajnë për tri ndeshjet e radhës të Kosovës.

“Kenan Haxhihamza, Qëndrim Zyba, Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova nga Superliga janë ftuar te Kosova për ndeshjet e fundit ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë”, shkruan gazetari i sportit Arlind Sadiku.